Vladimir Klitschko ka postuar një mesazh përkrahës për Ukrainën.
Ukraina dhe Anglia do të përballen në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.
Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko shfrytëzoi rrjetin e tij social, Twitter për të dhënë mbështetjen e tij për Kombëtaren e Ukrainës, por që në fund iu uroi fat të dyja skuadrave.
“Çkemi njerëz, njerëzit më pyesin nonstop çfarë mendoj për ndeshjen e sotme ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë”, tha ai.
“Nuk do ta humbja këtë ndeshje për asgjë, nëse diçka do të duhej të humbte, do të duhej të ishte goli i Anglisë ndaj Ukrainës”, shtoi ai me shaka.
“Le ta shikojmë dhe t’i respektojmë të dyja shtetet dhe të argëtohemi, uroj fat të dyja skuadrave dhe veçanërisht asaj me fanellat verdh e kaltër, faleminderit tifozë sepse ju i bëni këto ngjarje të veçanta”, përfundoi Klitschko.
People are non stop asking me of what I think of the match today of Ukraine vs England?! #UEFAEURO2020 🇺🇦vs🏴 pic.twitter.com/qM3szvA1vc
— Klitschko (@Klitschko) July 3, 2021