Friday, October 18, 2024
HomeSportNuk ka fitues në 90 minuta, Zvicra dhe Spanja shkojnë në vazhdime

Nuk ka fitues në 90 minuta, Zvicra dhe Spanja shkojnë në vazhdime

Kanë përfunduar 90 minutat e kohës së rregullte 1-1 mes Zvicrës dhe Spanjës.

 

Ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullte është mbyllur me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Spanjën që edhe realizoi në min e 8’ ku pas një goditje të fuqishme të Jordia Albas topin e devijoi Denis Zakaria duke shënuar autogol.

Në pjesën e dytë më kërkuese ishte Zvicra që barazoi rezultatin në min e 68’ me golin e Xherdan Shaqirit pas një gabimi në mbrojtën e Spanjës.

Zvicra është me një lojtar më pak nga minuta e 77’ kur u përjashtua Remo Freuler me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Mbetet të shihet a do të ketë fitues pas vazhdimeve, apo ndeshja do të shkojë në penallti.

Video Player

00:00
00:33
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments