Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj posedon pasuri milionëshe, në bazë të deklarimit që ai ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Vetëm një tokë e tij, kap vlerën e 1 milionë e 500 mijë eurove.
Shtëpinë, ai e ka deklaruar në vlerë 280 mijë euro, teksa ka edhe një banesë në vlerë 87 mijë euro.
Gjithashtu, Lekaj i ka deklaruar edhe katër vetura, një në pronësi të tij, një në të gruas, dhe dy në të fëmijëve.
Vetura e tij BMË kap vlerën e 12 mijë eurove, ajo e gruas 7 mijë teksa të fëmijëve 14 mijë, respektivisht 26 mijë.
Ai ka deklaruar gjithashtu se ka edhe 3 mijë euro në bankë.