Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmës Sekretarit për Evropën dhe EuroAzinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, tha sot në Ohër se SHBA-të mbështesin emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav LAjçak, i cili siç u shpreh ai punon bashkë me Matthew Palmer.
Para mediave, Reeker tha se Palmer dhe Lajçak kanë koordinuar bashkë aktivitetet në kuadër të procesit të dialogut.
Në këtë kontekst, ai përmendi takimet që ata zhvilluan bashkë në Kosovë e Serbi.
“Ne kemi inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë negociatat me seriozitet dhe urgjencë dhe ne i mirëpresim bisedimet e nivelit të lartë”, tha Reeker.