Dy persona të mitur janë në gjendje të rënë si pasojë e një aksidenti në Prizren.
13 veçari dhe 17 vjeçari u goditën nga një kamion derisa ishin duke lëvizur me biçikleta në rrugën tranzit i ri në Prizren.
Të dy fëmijët janë duke u trajtuar në QKUK.
“Po është rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy biçiklistëve me ç’rast dy biciklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan në Prizren. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.