Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVaksinimi anti-COVID, këto kategori kanë prioritet në marrjen e vaksinës

Vaksinimi anti-COVID, këto kategori kanë prioritet në marrjen e vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë në disa kategori qytetarët të cilët kanë prioritet në vaksinim.

Sipas kësaj ndarje, tani caktimi i terminit është i mundshëm për zyrtarët publik, ata të Agjencionit të Aviacionit, Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomia.

Po ashtu, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media dhe qytetarë,

Caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:

  • Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;
  • Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;
  • Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;
  • Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
  • Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;
  • Gastronomia-dëshmi kontrata e punës

Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:

Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;

Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;

Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments