Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAnalistët pas intervistës së Kurtit: S’ka më kuptim që ai të shkojë...

Analistët pas intervistës së Kurtit: S’ka më kuptim që ai të shkojë në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka dhënë një intervistë në Televizionin Publik.

 

Kurti ka thënë se dialogu vazhdon të mos jetë ndër prioritetet kryesore por që sipas tij takimet në Bruksel po marrin më shumë vëmendje nga mediat dhe opinion publik.

Kryeministri thotë se nuk ka më kuptim që të tentohet të arrihet ndonjë kompromis pasi Vuçiqi deklaroi se nuk do ta njeh kurrë Kosovën.

“Cili është kuptimi të bësh kompromis kur kreu i Serbisë deklaroi se nuk do të njoh kurrë Kosovën?”.

Mirëpo ndaj këtyre deklaratave të Kurtit kanë reaguar analistët në “Debat Plus”.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se më nuk do të ketë kuptimi që Kurti të shkojë në dialog.

“Nëse e dëgjojmë këtë deklaratë të zotit Kurti, unë mendoj se nuk ka kuptim që ai të shkojë më në dialog. Pavarësisht se ai tha që do të jem konstruktiv, nuk mund të ketë konstruktivitet nëse nuk je për kompromise”, deklaroi Ymeri, përcjell Telegrafi.

Astrit Gashi thotë se Kurti e ka pasur një rast të mirë në Bruksel që të del nga takimi kur Vuçiqi ka deklaruar se nuk do ta njeh Kosovën.

“Nëse Vuçiqi thotë se nuk do të njoh Kosovën, Kurti duhet t’i thotë ndërmjetësuesit: “pse na ke mbledhë””, deklaroi Gashi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments