Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Besoj që Macronit i kemi lënë përshtypje të mirë që të...

Kurti: Besoj që Macronit i kemi lënë përshtypje të mirë që të rimendojnë liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që pati me  presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku u diskutua edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti beson që presidentit Macron i kanë lënë përshtypje të mirë që të rimendojnë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Ata të cilët i kanë bindur faktorët ndërkombëtarë ata shkuan, ata thojshin për 15 muaj vijnë edhe vishin rrejshin këtu dhe pastaj kalojke afati. Unë mund të bëj zotime si kryeministër i Kosovës për Qeverinë tonë, por unë përfaqësoj me dinjitet vendin tim. Por të gjithë skepticizmat që ekzistojnë nuk dmth që mund t’i eliminoj me një takim”, tha Kurti në RTK.

Ai nuk dha ndonjë datë të caktuar se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për kosovarët, por shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

“Besoj që kemi lënë përshtypje të mirë që ta rimendojnë këtë gjë, por ata nuk sollën ndonjë datë për liberalizimin e vizave. Unë nuk kam përshty0pje kohore, unë dua që kjo të ndodhë sa më shpejt”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments