Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka dal në konferencë për media para përballjes me Belgjikën në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Italia do të përballet në çerekfinale me Belgjikën të premten nga ora 21:00 dhe Manccini e di se s’do të jetë e lehtë dhe se me çfarë kundërshtari do të kenë punë.
Ai shpreson që lojtarë si Eden Hazardh dhe De Bruyne, që u dëmtuan në sfidën e fundit, të jenë të gatshëm për lojë, derisa tashmë e ka në mendje 11-shen me të cilën do të startojë.
“Përballemi me skuadrën më të mirë në Europë, bashkë me Francën dhe nëse janë në krye të renditjes botërore, do të thotë që janë shumë të fortë dhe do të kërkojnë të fitojnë nesër”, u shpreh ai.
“Kam shumë respekt për Belgjikën, por duhet të bëjmë lojën tonë dhe të shohim si do të shkojë ndeshja. Nuk ka më ndeshje të lehta, pasi të gjithë e patë çfarë i ndodhi Francës dhe Holandës, megjithatë do të kërkojmë fitoren”.
“Nuk kam shumë dyshime për formacionin, pasi të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe janë gati të bëjnë më të mirën në fushë. Megjithatë vendimin final do ta marrim nesër para ndeshjes, pasi të kemi verifikuar gjendjen fizike të gjithsecilit. Ndaj Austrisë e kishim parashikuar që do të ishte e vështirë, por mos harroni se bëmë 26 gjuajtje në portë dhe nuk ishim keq”.
“Me Roberto Martinez jam përballur shumë herë dhe tani ai vjen si trajner i njërës prej skuadrave më të forta në botë. Është e drejtë që ta përgatisin ndeshjen në fshehtësi, pasi bëhet fjalë për një sfidë shumë të rëndësishme. Shpresoj që De Bruyne dhe Hazard të rikuperohen, pasi do të ishte mëkat të mungonin në një ndeshje të tillë”.
Para ndeshjes mes Italisë dhe Belgjikës, do të luhet sfida në mes të Spanjës dhe Zvicrës, të premten nga ora 18:00.