Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani e kryeministri Kurti zgjedhin zv.drejtorin e ri të AKI-së

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti zgjedhin zv.drejtorin e ri të AKI-së

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar, Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar sot  Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA.

Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments