Saturday, October 19, 2024
HomeBotaVarianti Delta i COVID-19 i pranishëm edhe në Serbi

Varianti Delta i COVID-19 i pranishëm edhe në Serbi

Përveç Kosovës edhe Serbia ka konfirmuar prezencën e variantit Delta të COVID-19.

Ministria serbe e Shëndetësisë konfirmoi se janë shënuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.

Mësohet se ata kanë qenë jashtë shtetit dhe nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës sesa të tjerët.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia në 28 qershor dhe pastaj Kosova në 29 qershor.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit, raporton TCH.

Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve. Sipas disa ekspertëve, ai prek shumë dhe fëmijët e adoleshentët, por ka simptoma më pak të rënda.

Së fundi , EMA pohoi se vaksinat mbrojnë edhe ndaj këtij variant të koronavirusit. Katër vaksinat e aprovuara nga Bashkimi Europian, Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson janë sipas saj efikase edhe kundër variantit Delta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments