Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPolitikani irriton kanadezët në valën e vapës: Rastet fatale janë pjesë e...

Politikani irriton kanadezët në valën e vapës: Rastet fatale janë pjesë e jetës

Një politikan kanadez është duke u kritikuar ashpër, pasi tha se fatalitetet janë pjesë e jetës në kohën kur vendi po përballet me një valë vdekjeprurëse të motit të nxehtë, që ka prekur pjesë të mëdha në perëndim të Kanadasë e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një konference për gazetarë të mbajtur të martën, kryeministri rajonal i rajonit të Kolumbisë Britanike, John Horgan, u pyet rreth përkrahjes që autoritetet iu kanë ofruar komuniteteve lokale në kohën e vapës, që besohet se është e lidhur me rritjen e papritur të numrit të vdekjeve në provincë.

“Publiku ka qenë i vetëdijshëm se ne kemi problem të nxehtësisë dhe ne po e bëjmë më të mirën për ta tejkaluar tërë zhurmën tjetër për t’i inkurajuar njerëzit që të marrin masa për ta mbrojtur veten”, tha Horgan.

Ai gjithashtu tha se është duke pritur më shumë hollësi nga autoritetet shëndetësore rreth vdekjeve të fundit, por më pas shtoi: “Fatalitetet janë pjesë e jetës”.

Komentet e tij nxitën kritika të gjera dhe reagime të shumta nga banorët në rrjetet sociale. “Kryeministri Horgan duhet të kërkojë falje publikisht për reagimin e tij tërësisht të pashpirt rreth vdekjeve nga vala e vapës. Ata janë njerëz, ato janë familje që po i gjejnë të dashurit e tyre të vdekur në shtëpi dhe shifra po rritet”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.

Dikush tjetër tha se tashmë është shumë vonë për kërkim-falje. “Dëmi është bërë. S’ka autoambulanca të mjaftueshme. S’ka infermierë të mjaftueshëm. S’ka përgatitje. Kryeministri Horgan na fajëson për mospërgatitje dhe qartazi nuk u shfaq për ndihmë”, shkroi Althia Raj në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments