Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNë Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së diplomuan kadetët e gjeneratës 2021

Në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së diplomuan kadetët e gjeneratës 2021

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, sot u mbajt ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, respektivisht Qendrës për Studime Universitare  të gjeneratës 2021.

 

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant  Rrahman Rama, stafi i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së,  atashe ushtarakë të vendeve partnere, oficerë të NALT-it, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar.

Pas ceremonisë së nderimit të flamurit, me fjalë përshëndetëse, të pranishmëve iu drejtua, nikoqirja e ceremonisë,  komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), komandë brenda së cilës vepron edhe Akademia e Mbrojtjes dhe QSU, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Gjeneral Spahiu në adresimin e saj, u rikujtoi kadetëve rrugëtimin e përbashkët me të gjitha strukturat e komandës që udhëheq për të realizuar arritjen e standardeve më të larta profesionale dhe akademike me programin tejet sfidues për përgatitje psikike, fizike,  profesionale dhe intelektuale.

Nga ana e tij, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në mesazhin e tij drejtuar kadetëve të diplomuar, i inkurajoi të qëndrojnë konsistentë në realizimin e synimeve me frymën dhe shpirtin luftarak gjithmonë duke ruajtur prestigjin e FSK-së dhe vlerat themelore të ushtarakut, si Detyrën, Nderin dhe Atdheun. Ai gjithashtu, shprehu falënderimin për partnerët tanë të cilët me mbështetjen e madhe mundësuan zhvillimin dhe avancimin e QSU-së.

Në emër të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, në fjalën e tij. zv.ministri Syla, i cili u rikujtoi kadetëve rrugëtimin me përplot sprova e sfida gjatë studimeve. Ai gjithashtu, shprehu besimin e plotë në suksesin  dhe fitoren e garantuar të tyre  në përmbushjen e misionit  gjatë shërbimit si lider ushtarak sepse gjithmonë do të udhëheqen nga vlerat e shenjta të ushtarakut,  Detyrës , Nderit dhe Atdheut.

Të gjithë shprehën mirënjohjen dhe falënderimin për mbështetjen e madhe nga ana e familjarëve të kadetëve, duke shprehur besimin se si oficerë nga sot do të arrijnë shkathtësitë e duhura për pjesëmarrje dinjitoze edhe në operacionet jashtë vendit që me gatishmërinë profesionale dhe morale t’i shërbejnë njerëzimit dhe paqes kudo që ka nevojë. 

Ceremonia përkatëse vazhdoi me ndarjen e diplomave për 15 kadetët e diplomuar nga ana e ministrit Mehaj, zv/ministrit Syla,  gjeneral Ramës dhe gjeneral Spahiut. Në mesin e të diplomuarve ishin edhe dy kadetë nga Republika e Shqipërisë. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments