Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk janë parë sot në Paradën e Krenarisë të organizuar në Prishtinë.
Për këtë arsye ka pasur disa kritika ndaj të njejtëve nga Lend Mustafa që vjen nga organizata CEL Kosova.
“Krejt janë kanë të ftumë, ne i kemi ftu të gjitha institucionet, kemi prit shumë që kryeministri ka me dalë, kemi prit që presidentja ka me qenë prezentë, meqenëse ka qenë në hapje të javës, po të gjithë e dinë që rëndësia më e madhe është me dal në paradë”, ka thënë Lend Mustafa.
“Kjo tregon shumë për rëndësinë që i japin dhe rëndësinë që kanë me i dhënë më tutje se një përkrahje kaq e thjesht. Me neglizhu një moment të tillë për ne është e papranueshme. Mendojmë që duhet me u fshi ky gabim diqysh, mendojmë që duhet me u përmend kjo prej vet institucioneve edhe me e jep një arsyetim pse nuk janë dalë. Ne nuk e dimë çka ka me ndodh me neve sa i përket qeverisë së re dhe është shumë e rrezikshme për ne, nuk kemi marrë asnjë arsyetim dhe nuk ka asnjë arsyetim pse nuk kanë ardhë. Është definitivisht e rrezikshme”, ka thënë ai.