Edhe pak orë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit për kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Deri më tani veç Memli Krasniqi e ka shpallur kandidaturën.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet me disa zyrtarë të partisë.
Ajo ka thënë se kandidaturat për kryetar të PDK-së po i presin me ëmbëlsira dhe buzëqeshje.
“Kandidaturat për Kryetar të PDK-së, po i presim me ëmbëlsira dhe me buzëqeshje”, ka shkruar ajo.