Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaTurqia edhe zyrtarisht del nga Konventa që Kosova e përfshiu në Kushtetutë

Turqia edhe zyrtarisht del nga Konventa që Kosova e përfshiu në Kushtetutë

Turqia është tërhqur sot edhe zyrtarisht nga Konventa e Stambollit, e krijuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për mbrojtjen e grave, përkundër thirrjeve të aktivistëve që e shohin dokumentin si instrument kryesor në luftën kundër dhunës në rritje në familje.

Ky vendim i paralajmëruar i Turqisë ka marrë paraprakisht reagimin e ashpër të Gjermanisë dhe Francës.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme thoshte konsideron se ky vendim dërgoi një sinjal të gabuar te Evropa dhe gratë turke.

“As traditat kulturore, as fetare dhe as traditat e tjera kombëtare nuk mund të jenë një justifikim për të injoruar dhunën ndaj grave”, kishte thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane.

Edhe Ministria franceze e Punëve të Jashtme është shprehur e indinjuar thellë për vendimin e Turqisë, duke konsideruar se kjo shënoi një pengesë të re për këtë vend në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Megjithëse ka pasur një rritje të dhunës në familje në Turqi gjatë vitit të kaluar, Ankaraja zyrtare ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja – e cila është nën kujdesin e Këshillit të Evropës – e arritur në Stamboll dhe të cilën Turqia e nënshkroi në vitin 2011.

Sidoqoftë, qarqet konservatore turke, të cilat kundërshtojnë barazinë gjinore, besojnë se marrëveshja ndërkombëtare minon strukturën e familjes si dhe promovon homoseksualitetin.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, me shumicë votash miratuan një amandament në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në bazë të të cilit Konventa e Stambollit do të përfshihet në Kushtetutë.

Kjo konventë njihet në botë si instrument ligjor për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës familjare, si dhe për mbrojtjen e viktimave. Ndjekja penale e dhunuesve cilësohet si bazament i konventës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments