Në Forumin e Prespës është duke u mbajtur takimi në mes ministrave të Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor.
Kosova është duke u përfaqësuar nga ministrja Artane Rizvanolli.
Në këtë takim po diskutohet për ringritjen ekonomike të shteteve pas goditjes nga pandemia COVID-19, po ashtu është duke u folur edhe për integrimin e një tregtie të përbashkët rajonale.
Pos kësaj, aty po përmendet edhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave mes gjashtë shteteve të Ballkanit.