Friday, November 15, 2024
HomeSportPolici zviceran ironizon me tifozen shqiptare të Zvicrës: “E ke ngatërruar flamurin”

Polici zviceran ironizon me tifozen shqiptare të Zvicrës: “E ke ngatërruar flamurin”

 

Zvicra bëri historinë mbrëmjen e së hënës, kur mundi kampionen e Botës, Francën dhe u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Festë e madhe në Zvicër për të gjithë, me tifozët, që kanë zbritur në rrugë për të festuar këtë triumf historik të kombëtares. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për shqiptarët e Zvicrës.

Madje kishte nga ata që zbritën të festonin me flamurin shqiptar. Një vajzë mban flamurin shqiptar në shpinë dhe teksa largohet pas festës një polic e ngacmon me humor.

Ai me megafon i thotë se ka ngatërruar flamur, duke nënkuptuar se duhet të kishte atë të Zvicrës. Kjo e fundit e kupton ironinë dhe largohet duke ngritur sa më lart flamurin kuqezi.

 

 

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë mjaft interes edhe Zvicër, ku siç pritej, është marrë me shaka nga të gjithë palët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments