Kombëtarja e Danimarkës ka rritur të kualifikohet në fazën 1/16 të Kampionatit Evropian.
Danimarka sonte përballet me Uellsin në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020” nga ora 18:00.
Kampionati Evropian nisi shumë keq për Danimarkën që në ndeshjen e parë e humbën futbollistin kryesor të tyre Christian Eriksen që humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen kundër Finlandës, duke shokuar fansat e futbollit.
Eriksen fatmirësisht shpëtoi dhe kërkoi nga skuadra e tij të rikthehen në fushë, përkundër ‘dhimbjes’ për bashkëlojtarin, futbollistët danezë u mobilizuan dhe u rikthyen në fushë, edhe pse u mposhtën 1-0 në ndeshjen e parë nga Finlanda.
Danezët vazhduan ‘luftën’ dhe u përballën fort me një ndër Kombëtaret më mira Belgjikën por ishin të pafat dhe në fund u mposhtën 2-1.
Kur të gjithë menduan se Danimarka do të eliminohej, ‘fati’ u bashkua me ta dhe mposhtën Rusinë 4-1 në ndeshjen e fundit, duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër nga vendi i dytë me vetëm një fitore.
Danezët synojnë ta vazhdojnë këtë aventurë të tyre në “Euro 2020”, por ju duhet një tjetër paraqitje sikur ajo ndaj Rusisë për ta arritur një gjë të tillë.