Selektori i Hungarisë, Marco Rossi ka folur për Cristiano Ronaldon.
Ronaldo është njëri nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror dhe vazhdon të thyej rekorde të ndryshme.
Mirëpo, portguezi nuk iu pëlqen të gjithëve, dhe në këtë pjesë bën pjesë edhe selektori i Hungarisë, Marco Rossi.
Ai ka deklaruar se nuk i pëlqen sjellja e 36 vjeçarit edhe pse është lojtar i madh.
“Është një kampion i madh, por nganjëherë mund të jetë i bezdisshëm në mënyrën sesi sillet”, tha Rossi.
“Pas penaltisë së shënuar ndaj nesh, ai festoi si i çmendur, si të kishte shënuar në ndonjë finale dhe njerëzit i vërejnë këto gjëra dhe këto sjellje”, përfundoi Marco Rossi.