Skuadra e Gjermanisë po dominon me pasime të sakta në Kampionatin Evropian.
Futbollistët gjermanë pas tri ndeshjeve të para të “Euro 2020” kanë një përqindje prej 89.7% pasime të sakta.
Pas gjermanëve vijnë Franca dhe Belgjika me 89% saktësi në pasime, Portugalia 88.7%, Spanja 88.3% dhe Italia 83.0%.
Gjermania ishte në grupin F, së bashku me Francën,Portugalinë dhe Hungarinë.
Faza tjetër 1/16 e Kampionatit Evropian starton nesër.