Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës.
Njohësit të Çështjeve Politike, Vigan Qorollit i është vjedhur një çantë dore derisa ishte në objektin e Komunës së Prishtinës.
Çanta thuhet të ketë qenë lëkurë ngjyrë kafe e mbyllur ndërsa në bazë të dëshmitarëve në këtë rast çanta është marrë nga një grua e cila kërkon lëmoshë, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Pershendetje grupi,
Para pak oresh ne objektin e Komunes se Prishtines, bashkeshortit tim Vigan Qorrolli, ia kane vjedhur nje çante te vogel dore (lekure ngjyre kafe e erret). Sipas deshmitareve, çanten e ka marre nje grua-lypese.
Ne çante, pos kuletes me mjete monetare, kartela e dokumente, ka pasur edhe qelesat e vetures.
Ju lutem qe nese rastesisht dikush nga grupi mund t’i bie ne sy nje çante e tille, kuleta apo dokumentet ju lutem te na njoftoni.
Nuk do te mungoje shperblimi per personin qe mund te gjeje gjesendet e vjedhura.
Faleminderit shume 😌