Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPaçarizi: Albini në kohë të lirë po merret edhe me Kosovën

Paçarizi: Albini në kohë të lirë po merret edhe me Kosovën

Analisti politik, Rrahman Paçarrizi i ka komentuar kritikat në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, i cili po i kushton vëmendje të posaçme garës së partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Paçarrizi me ironi ka thënë se Kurti megjithatë po merret edhe me Kosovën gjatë kohës së lirë.

“Çka jeni çu peshë more?! Albini në kohë të lirë po merret edhe me Kosovën. Mos m’u ligni!”, ka shkruar Paçarrizi.

Kurti së fundmi është fokusuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat mbahen më 25 prill të këtij viti.

Për fushatën zgjedhore atje janë angazhuar edhe deputetët e LVV-së, të cilët së fundmi kanë shkuar në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments