Euro 2020” vjen me katër ndeshjet e fundit.
Kampionati Evropian vazhdon edhe sot me ndeshjet e fundit në kuadër të grupeve ku do të përcaktohen 16 Kombëtaret më të mira.
Nga vendi i tretë kanë mbetur edhe dy vende të cilat mund ta sigurojnë kualifikimin tutje sot, kështu që pritet të ketë duele të forta.
Sllovakia – Spanja: Kjo ndeshje do të jetë përcaktuese për të dyja Kombëtaret, Sllovakia ka tri pikë, Spanja dy. Spanjollëve iu duhet fitore e domosdoshme në rast se duan ta kryesojnë grupin duke shpresuar në ndonjë humbje apo barazim të Suedisë, ndërsa Sllovakia edhe me një barazim mund të shpresojë që të kualifikohet nga vendi i tretë.
Suedi – Poloni: Suedia praktikisht ka siguruar kualifikimin edhe në rast të humbjes, suedezët kanë mundësi të kualifikohen nga vendi i tretë. Ndërsa Polonia me një fitore do të shpresonte që të kualifikohej nga vendi i tretë.
Gjermani – Hungari: Gjermania me një fitore do të siguronte kalimin nga dy vendet e para, por edhe Hungaria me një fitore do të kishte mundësi që të kualifikohej nga vendi i tretë, gjë që do të ishte e pazakontë, duke marrë parasysh kualitetin e Gjermanisë.
Portugalia – Franca: Franca ka katër pikë dhe në rast të humbjes do të humbiste kreun nga Gjermania, ndërkohë Portugalia në rast të humbjes do të mbetej me tri pikë dhe do të rrezikonte të mos kualifikohej fare tutje. Një barazim eventual do të mund të ishte në favor të të dyja Kombëtareve, pasi me një barazim, Portugalia do të shpresonte të kualifikohej tutje nga vendi i tretë.