Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave.
Konferenca do të fillojë në ora 11:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror.
Në këtë njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.