Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit D mes Anglisë dhe Skocisë në “Wembley” të Londrës.
Rezultati pas 45 minutave të parë ishte ai i fillimit, 0:0.
“Tre Luanët” nuk treguan asgjë në këtë pjesë, madje duke mos pasur as raste ideale për shënim.
I vetmi rast që vlen të përmendet ishte goditja me kokë e John Stones, teksa topi u përplas në shtyllë.
Përkundër kësaj, anglezët e administruan ndeshjen, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.