Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar heroin e kombit, Agim Ramadanin, në 22 vjetorin e rënies heroike të tij.
“Dy ditë pasi e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve, Agim Ramadani ra për t’u bërë i pavdekshëm. Lavdi përjetë!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Haziri ia ka bashkëngjitur postimit shtatoren e ndërtuar në nder të tij.
Nënkryetari i LDK’së e ka përkujtuar heroin disa ditë pas përvjetorit të Betejës së Koshares.