Sulmuesi Romelu Lukaku befasisht ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes Danimarkë – Belgjikë.
Belgu zhvilloi ndeshje të plotë edhe pse bashkëlojtari Kevin de Bruyne ishte në top formë duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim.
Sidoqoftë, UEFA çmimin e lojtarit të ndeshjes e ka dhuruar te Lukaku.
“Romelu Lukaku u njoh për paraqitjen sensacionale në pjesën e dytë”, shkroi UEFA në Twitter.
🌟 Romelu Lukaku is recognised for his sensational second-half performance 👏👏👏#EUROSOTM | @Heineken | #EURO2020 pic.twitter.com/9ss0748TjB
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 17, 2021
Qendërsulmuesi ishte më meritori te goli i parë duke nisur aksionin që u konkretizua nga Thorgan Hazard.
Ndërkohë, Belgjika me fitoren ndaj Danimarkës është kualifikuar në fazën 1/16 e “Euro 2020”