Aktori Çun Lajçi, para disa ditësh kishte bërë të ditur se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin e tij, pasi kishte kursyer para për ta blerë një telefon të ri, raporton Express
Lajçi kishte shkruar në “Facebook” se i ka kursyer paratë për ta blerë një telefon të modelit iPhone 12, por kjo i ishte pamundësuar pas infektimit me COVID-19.
“Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarëve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.
E qytetarët në postimin që ka bërë vetë Çun Lajçi janë shprehur të gatshëm që të kontribuojnë me mjete financiare dhe ta ndihmojnë aktorin që ta blejë një iPhone 12.
E këtë e ka bërë sot një prej qytetarëve, i cili kishte premtuar se do të ia blinte Lajçit telefonin.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga emisioni “N’frekuencë”.