Saturday, November 23, 2024
HomeTeknologjiChrome tregon adresën e plotë të uebfaqeve

Chrome tregon adresën e plotë të uebfaqeve

Përgjatë viteve Google ka eksperimentuar me metoda të ndryshme për të fshehur URL-në e plotë të një uebsajti në fushën e adresës së Chrome.

 

Fillimisht e bëri për të thjeshtuar eksperiencën në ueb por edhe ndihmuar përdoruesit të identifikojnë më lehtë uebsajtet e dëmshme.

Por tashmë është penduar dhe pasi ka analizuar të dhënat e përdoruesve, kompania arriti në përfundimin se eksperimentet kanë pasur shumë pak ose thuajse fare impakt në sugurinë e përdoruesit.

Për këtë ka vendosur të ta rishfaqë URL-në e plotë në fushën e adresës së Chrome. Njohur ndryshe edhe si Omnibox, fusha e adresës funksionon jo edhe si hapësirë ULR-je por edhe si motor kërkimi.

Duke filluar me Chrome 91, fusha e kërkimit do të shfaqë URL-në e plotë ndërsa aktuslisht https:// është i fshehur. Nëse dëshironi të shikoni këtë, mjafton të klikoni mbi fushën e kërkimit me të djathtën e mausit e më pas të zgjidhni opsionin “Always show full URLs.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments