Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dhënë informacione për planin e vaksinimit në komunën që ai udhëheq.
Vaksinimi do të bëhet në tri faza, teksa gjatë gjithë kohës luten qytetarët që t’i respektojnë masat kundër koronavirusit.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Më poshtë gjeni Planin Nacional të tri fazave për vaksinim në mënyrë që Ju gjithësecili të gjeni veten dhe ta kuptoni se në cilën fazë bëni pjesë.
Faza e parë:
1. Të gjithë punëtorët shëndetësorë.
2. Banorët në shtëpitë e pleqve dhe tërë punonjësit socialë.
3. Grupmosha mbi 80 vjeç.
4. Personat me sëmundje kronike (personat me dializë, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare).
Gjatë kësaj faze do të vaksinohen gjithsej 54 mijë persona, ose 3% e popullatës.
Faza e dytë:
1. Grupmosha 65-79 vjeç.
2. Personat e mbetur me sëmundje kronike.
3. Mësuesit.
4. Forcat e Sigurisë të përfshira drejtpërdrejti në menaxhimin e COVID-19.
Gjatë kësaj faze do të vaksinohen gjithsej 306 mijë persona, ose 17% e popullatës.
Faza e tretë:
1. Grupmosha 40-64 vjeç.
2. Popullsia e mbetur me kushte të theksuara shëndetësore.
3. Punëtorët e sektorit publik.
4. Popullsia e mbetur.
Gjatë kësaj faze do të vaksinohen gjithsej 900 mijë persona, diku 50% e popullatës.
Ju lutem vendosni maskat, mbajeni distancën dhe kujdesuni për higjienën!