Sunday, November 24, 2024
HomeBotaPolicia në Mianmar qëllon mbi protestuesit, vdesin mbi 80 persona

Policia në Mianmar qëllon mbi protestuesit, vdesin mbi 80 persona

Forcat e sigurisë në Mianmar kanë shtënë drejt protestuesve me granata që hidhen nga pushka, në qytetin Yangon, duke vrarë mbi 80 persona, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) si dhe mediat lokale.

AAPP dhe agjencia e lajmeve, Myanmar Now raportuan të shtunën se 82 persona u vranë gjatë protestave kundër puçit ushtarak gjatë së premtes, duke shtuar se protestat janë duke vazhduar edhe të shtunën. Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, që prej se kanë nisur protestat kundër puçit ushtarakë janë vrarë mbi 600 protestues.

Megjithatë, ushtria në Mianmar, që njihet ndryshe edhe si Birmani, hedh poshtë numrin e të vrarëve, që prezantohet nga grupet monitoruese.

Të premten, zëdhënësi i juntës ushtarake, Zaw Min un tha se ka regjistruar 248 civilë të vrarë dhe 16 policë që prej se ndodhi puçi dhe shtoi se autoritetet e sigurisë nuk kanë përdorur armë automatike ndaj protestuesve.

Më 1 shkurt, ushtria mori kontrollin e shtetit dhe arrestoi liderët e qeverisë civile.

Protestuesit po kërkojnë rikthimin e demokracisë, ndërkaq ushtria është zotuar se pas një viti do të mbahen zgjedhjet e reja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments