Cristiano Ronaldo është shpallur nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes Hungari – Portugali.
Corinne Diacre, vëzhguese teknike e UEFA-së, e ka emëruar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë të takimit, Hungari – Portugali, shkruan lajmi.net.
Ronaldo shënoi dy gola në këtë duel, në min 85′ dhe 87′. Portugezi pati gjithashtu edhe disa raste tjera për të realizuar.
Kontributi i tij për fitoren e Portugalisë e ka shpallur Ronaldon lojtar të ndeshjes.