Portugalia ka shënuar ndaj Hungarisë.
Raphael Guerreiro ka shënuar në “Puskas Arena” një gol tejet të rëndësishëm për Portugalinë, shkruan lajmi.net.
Mbrojtësi i majtë u gjend mirë në zonë ku pas një pasimi të Fernandes arriti të shënojë për t’i dhënë avantazhin Portugalisë.
Guerreiro shënoi në min 85′, për golin e parë, ndërsa pas vetëm dy minutash, u akordua penalti për Portugalinë.
Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë në min 87′.
Rezultati momental, Hungaria 0-2 Portugalia.