Kombëtarja e Anglisë ka bërë të ditur se portieri Dean Henderson është larguar shkaku i një lëndimi.
Anglezi ka pësuar lëndim në këmbë që nuk e ka lejuar të stërvitet siç duhet, andaj është rikthyer te Manchester United.
Anglia gjithashtu ka konfirmuar se Aaron Ramsadale do ta zëvendësojë Hendersonin në skuadrën e “Tre Luanëve” për Euro 2020.
“Aaron Ramsdale e ka zëvendësuar Dean Henderson në skuadrën e Anglisë për UEFA Euro 2020”, shkruhet në komunikatë.
Gutted for you, @deanhenderson.
Wishing you a quick recovery 👊
— England (@England) June 15, 2021
Kujtojmë, se Anglia e nisi aventurën e Kampionatit Evropian në mënyrën më të mirë duke fituar ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.