UEFA ka punësuar një inspektor etik dhe disiplinor që të hetojë reagimin e sulmuesit Marko Arnautovic pas golit ndaj Maqedonisë së Veruit.
Serbo-austriaku thuhet se ofendoi rëndë Ezgjan Alioskin duke i thënë: “Të q***** nënën shqiptare”.
Sidoqoftë, në komunikatën e UEFA-së thuhet se do hetohet lidhur me golin e tretë të Austrisë.
“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-së, një Inspektor Etik dhe Disiplinor është caktuar të kryejë një hetim në lidhje me incidentin që përfshin lojtarin Marko Arnautović që ndodhi gjatë ndeshjes në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020 midis ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”.
“Informacione të mëtejshme mbi këtë çështje do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”.
Kujtojmë se lojtari kërkoi falje, derisa edhe Federata e Maqedonisë së veriut kërkon ndëshkimin maksimal.