Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit E mes Spanjës dhe Suedisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0.
Spanja u mundua shumë për të shënuar golin e avantazhit, por nuk e arriti atë gjatë pjesës së parë.
Ekipi i Luis Enriques dominoi në të gjitha aspektet, por nuk e gjeti golin.
Në minutën e 41-të, Suedia pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditjen e Isac e mbrojti Marcos Llorente duke e shpëtuar ekipin e tij pa pranuar gol.