Çekia ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Skocisë në kuadër të xhiros së parë të grupit D në Kampionatin Evropian.
Ishte minuta e 42-të kur Patrick Schick e zhbllokoi rezultatin pas asistimit nga Coufal. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë u shënua një tjetër gol. Patrick Schick shënoi golin më të bukur të Kampionatit Evropian deri më tash.
Nga 45.4 metra largësi, Schick realizoi golin për ta vulosur fitoren e çekëve.
Më pas, Skocia tentoi të bënte diçka më shumë me disa raste ideale, por u mungoi konkretizimi.
Me këtë fitore, Çekia shkon e para në grupin D me tri pikë, aq sa ka edhe Anglia në vendin e dytë.
Skocia dhe Kroacia marrin vendet tre dhe katër me asnjë pikë.