Saturday, November 23, 2024
HomeSportMaqedonia e Veriut debuton me humbje në Kampionat Evropian, mposhtet nga Austria

Maqedonia e Veriut debuton me humbje në Kampionat Evropian, mposhtet nga Austria

Kombëtarja e Austrisë ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, për të cilët ishte ndeshja e parë në histori të tyre në Kampionat Evropian.

Austria ia doli të triumfojë me rezultat 3 – 1.

Fillimisht, Marcel Sabitzer për mrekulli gjeti Stefan Lainer, i cili shtangu mbrojtjen dhe portierin duke zhbllokuar rezultatin (18′).

Pas vetëm 10 minutave, nga një gabim në mbrojtje përfitoi Pandev, duke barazuar rezultatin, njëkohësisht 37-vjeçari u bë golashënuesi i dytë më i vjetër në histori që shënon gol në Kampionat Evropian.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë përfundoi me rezultat 1 – 1.

Në 45-minutëshin e dytë, ishte Michael Gregoritsch që pas harkimit të David Alaba dhe një dalje të panevojshme të portierit realizoi në portën e Maqedonisë (78′).

Në fundin e ndeshjes, për të vulosur fitoren u përkujdes Marko Arnautovic (89′) që kaloi edhe portierin, pastaj shënoi në portën e zbrazur për epilogun përfundimtar 3 – 1.

Kësisoj, Austria arkëtoi pikët e plota në ndeshje, duke u renditur përkohësisht në pozitën e parë në grupin C me tre pikë, kurse Maqedonia qëndron në fund pa pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments