Dr. Andrew Baker, ekzaminuesi mjekësor i trupit të George Floyd, i cili përgjatë gjyqit në rolin e dëshmitar tha se gjeti mavijosje në trupin e George Floyd gjatë autopsisë fillestare, funksiononte si mjek ushtarak në Kosovë më 1998’ën.
Baker u diplomua nga shkolla mjekësore e Universitetit të Iowa-s, i cili më pas u bë oficer mjekësor aktiv në Forcën Ajrore më 1998, duke shërbyer në Kosovë, shkruajnë mediet e huaja.
Ngjarjet që formësuan vitet e tij ushtarake përfshinin punën në Kosovë si mjek ligjor për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve ndaj ish-Jugosllavisë.
Baker, i cili tha se Floyd vdiq nga “arrest kardiopulmonar” dhe deklaroi vdekjen e tij vrasje, u emërua përsëri si ekzaminues kryesor mjekësor nga Bordi i Komisionerëve të Qarkut Hennepin në Qershor për një mandat të pestë, vetëm një muaj pas vdekjes së Floyd.
Ai gjithashtu, përgjatë dëshmisë në seancën e fundit gjyqësore, tha se identifikoi tumor në barkun e Floyd, por nuk kishte arsye për të besuar se kjo gjë kontribuoi në vdekjen e tij.