Saturday, November 23, 2024
HomeTjeraKuzhinaBiskota për mëngjes që nuk ju shëndoshin: Me rrush të thatë dhe...

Biskota për mëngjes që nuk ju shëndoshin: Me rrush të thatë dhe tërshërë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe nuk duhet të menjanohet. Nëse doni të qëndroni në formë të mirë fizike konsumoni mëngjes të shëndetshëm.

Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë biskotash shumë të shëndetshme:

Përbërësit: 2 filxhanë çaji tërshërë, 3 banane të pjekura mirë, 1 filxhan me rrush të thatë, gjysmë filxhani me qumësht bajamesh (ose lope), 1 lugë çaji vanilje, 1 lugë çaji kanellë.

Në një tas qelqi shtypni bananen derisa të bëhet në formë pureje. Më pas shtoni tërshërën, rrushin e thatë, qumështin, vaniljen dhe kanellën. Përziejni të gjithë përbërësit sëbashku derisa të formohet një masë e trashë.

Bëjini biskotat në formë rrumbullake dhe piqini në nxehtësinë 280 gradë. Nuk është e nevojshme t’i shtoni vaj sepse këto biskota nuk ngjiten.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments