Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHoxhaj për Manastirin e Deçanit: Qeveria Kurti s’ka ide si t’i përgjigjet...

Hoxhaj për Manastirin e Deçanit: Qeveria Kurti s’ka ide si t’i përgjigjet fushatës mediatike të Beogradit

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar për çështjen e manastirit të Deçanit, monument ky i cilësuar si i rrezikuar nga organizata “Europa Nostra”, e për të cillën u ngjallën reagime të mëdha.

 

Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook ka fajësuar ish-kryeministrit Hoti dhe kryeministrin aktual, Albin Kurti,  se lejuan që Serbia të krijojë imazhin se monumentetet kulturore dhe fetare në Kosovë janë të rrezikuara, shkruan lajmi.net.

“Që nga shpallja e pavarësisë, Serbia është përpjekur të krijojë imazhin se monumentet kulturore dhe fetare të pakicës serbe në Kosovë janë të rrezikuara, por ne kemi parandaluar vlerësime të tilla nga institucione me reputacion dhe ne jemi përgjigjur me diplomaci aktive dhe mbështetjen e partnerëve tanë. Ajo që u bë e pamundur për vite u realizua në një kohë të shkurtër me ardhjen e qeverive Hoti dhe Kurti”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, ka qenë një fushatë e madhe mediatike dhe diplomatike e nxitur nga Beogradi që disa muaj në lidhje me pozicionin e Kishës serbe në Kosovë, dhe se sipas Hoxhaj qeveria aktuale në Kosovë nuk di si të përgjigjet.

“Ne presim nga qeveria aktuale një strategji për t’iu përgjigjur fushatave diplomatike dhe propagandistike serbe kundër Kosovës. Ata duhet të zgjohen për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe të mos heshtin para këtij dëmi që i ndodhi imazhit të Kosovës në Evropë”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i tij i plotë:

Që nga shpallja e pavarësisë, Serbia është përpjekur të krijojë imazhin se monumentet kulturore dhe fetare të pakicës serbe në Kosovë janë të rrezikuara, por ne kemi parandaluar vlerësime të tilla nga institucione me reputacion dhe ne jemi përgjigjur me diplomaci aktive dhe mbështetjen e partnerëve tanë. Ajo që u bë e pamundur për vite u realizua në një kohë të shkurtër me ardhjen e qeverive Hoti dhe Kurti.

Ka qenë një fushatë mediatike dhe diplomatike të nxitur nga Beogradi që disa muaj në lidhje me pozicionin e Kishës Serbe në Kosovë dhe qëllimi është shumë i qartë, përveç qeverisë aktuale që nuk e kupton atë dhe nuk ka ide se si të përgjigjet.

Më 10 Dhjetor 2020, Europa Nostra dhe organizata e saj partnere, Instituti Evropian i Bankës së Investimeve, kanë shpallur 12 vendet e trashëgimisë më të kërcënuara në Evropë të përzgjedhura për 7 më të rrezikuara për vitin 2021, pasi u njoftuan ftesat për nominime në qershor të vitit 2020. Pyetja për të dy qeveritë e vitit të kaluar është çfarë veprimesh ndërmorët për ta parandaluar këtë?

Ne presim nga qeveria aktuale një strategji për t’iu përgjigjur fushatave diplomatike dhe propagandistike serbe kundër Kosovës. Ata duhet të zgjohen për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe të mos heshtin para këtij dëmi që i ndodhi imazhit të Kosovës në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments