Saturday, November 23, 2024
HomeBotaArabia Saudite ekzekuton tre ushtarë për “tradhti të lartë”

Arabia Saudite ekzekuton tre ushtarë për “tradhti të lartë”

Arabia Saudite të shtunën ekzekutoi tre ushtarë, të cilët ishin dënuar nën akuzën për “tradhti të lartë” dhe “bashkëpunim me armikun”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në njoftim u tha se tre ushtarët u dënuan me vdekje nga një gjykatë e posaçme, pas një gjykimi të zhvilluar ndaj tyre.

Ministria saudite nuk tregoi se me cilin “armik” kishin bashkëpunuar këta ushtarë, por shtoi se ekzekutimi u krye në një provincë që gjendet në kufi me Jemenin, ku Arabia Saudite është në luftë qe gjashtë vjet kundër rebelëve Huthi, që mbështeten nga Irani.

Arabia Saudite është kritikuar për respektimin e të drejtave të njeriut, që prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar. Ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Amnesty International, i kanë bërë thirrje Arabisë Sauidte që të ndalojë dënimin me vdekje, duke thënë se personat që dënohen i nënshtrohen torturave dhe një gjyqi të padrejtë.

Arabia Saudite hedh poshtë këto akuza.

Më 2020, 27 persona u ekzekutuan në Arabinë Saudite, numër më i vogël krahasuar me vitin 2019, kur ishin ekzekutuar 185 persona, ka thënë Komisioni për të Drejtat e Njeriut, që është një institucion qeveritar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments