Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedIsh zëdhënësja e Haradinajt fiton një tender të vogël nga zyra e...

Ish zëdhënësja e Haradinajt fiton një tender të vogël nga zyra e kryeministrit Kurti

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka shpërblyer me një tender ish zëdhënësen në qeverinë Haradinaj, Donjeta Gashi.

Ish zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës në qeverinë Haradinaj, Donjeta Gashi do të ketë prapë punë me institucionet publike.

Zyra e kryeministrit të Kosovës e ka shpërblyer me një tender të vogël biznesin e saj “Donjeta Gashi Hamzaj B.I”. qe për emër tregtare quhet: “N.SH. ” D Creative”.

Behët fjalë për projektin “Krijimi i video –spoteve për Agjencinë për Barazi Gjinore” dhe vlera e kësaj kontrate do të jetë 6900 euro.

Në fillim të muajit Mars 2021, edhe KOSTT ka shpërblyer me një kontratë të vogël në vlerë prej 6550 eurove Donjetë Gashin për projektin “Realizimi i filmit dokumentar”.

Të dy tenderët janë realizuar me lloje të procedurës: kuotim i çmimit, pra është ftuar vetëm kjo kompani për ofertimit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments