Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPodujeva nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 10...

Podujeva nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 10 shtëpive

Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale në prag të muajit të Ramazanit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

“Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit. Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit.

Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër.

E falënderova hoxhën për kontributin e vazhdueshëm në Komunën e Podujevës për t’ju dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale. Projekte të tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës derisa t’ju bëjmë zgjidhje të banimit secilës familje.

Falënderoj nga zemra të gjithë donatorët e shoqatës që po e mundësojnë realizimin e projekteve të tilla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments