Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNë mesin e të vdekurve nga COVID edhe një 48 vjeçar

Në mesin e të vdekurve nga COVID edhe një 48 vjeçar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur betejën me koronavirus një 48-vjeçar.

Siç njofton IKSHPK-ja, 48-vjeçari është nga komuna e Rahovecit.

Në 24 orët e fundit në vend, nga 4.351 mostra të testuara, 571 prej tyre kanë rezultuar pozitive, kurse kanë vdekur shtatë persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, është bërë e ditur nga IKSHPK-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments