Sunday, November 24, 2024
HomeBotaShBA-ja mesazh të fortë Rusisë, dërgon shefin e Mbrojtjes në Evropë

ShBA-ja mesazh të fortë Rusisë, dërgon shefin e Mbrojtjes në Evropë

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, pritet që të shtunën të fillojë një varg takimesh me aleatët e vendit të tij në kohën e rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Uashingtoni ka thënë se Moska po bën sjellje destabilizuese.

Gjatë javës që po vjen, shefi amerikan i Mbrojtes prite të takohet me udhëheqës ushtarakë dhe qeveritarë në Gjermani, Izrael, në selinë qendrore të NATO-s në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një deklarate të Pentagonit, Austin do të takohet me homologët e tij dhe zyrtarë tjerë të lartë për të diskutuar për rëndësishëm e marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe për përforcimin e përkushtimit të Shteteteve të Bashkuara ndaj mbrojtjes, ndarjes së barrës dhe garantimin e sigurisë trans-atlantike.

Më 13 prill, të martën, zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet në Berlin me ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe me këshilltarin e kancelares Merkel për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jan Hecker.

Të mërkurën e ardhshme, më 14 prill, Lloyd pritet të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin Pentagoni tha se do të diskutojnë për mënyrën e pengimit të sjelljes destabilizuese të Rusisë. Pjesë e diskutimit do të jenë edhe Kina, terrorizmi si dhe sfidat botërore si pandemia dhe ndryshimet klimatike.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit ditë më parë njoftoi përmes një deklarate se edhe sekretari Blinken ka biseduar me homologun gjerman, Heiko Maas, dhe atë francez, Jean-Yves Le Drian, për nevojën e shtimit të konsultimeve mes aleatëve të NATO-s për shkak të rritjes së frikës për një eskalim të mundshëm të konfliktit në Ukrainën Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments