Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se dje kanë mbajtur mbledhje të Qendrave të partisë ku kanë diskutuar për procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, themelimin e institucioneve të reja si dhe pashmangshëm për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Partia që drejton kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i përvjelin mëngët për të fituar edhe shumicën e komunave gjatë zgjedhjeve lokale.
Në komunikatë thonë se kjo është e nevojshme pas asaj që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale, ku VV ka fituar mbi 50 % të votave.
“Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, thuhet në komunikatë.