Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës, ku është gjetur plotësisht i djegur një automjet.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel mëson identitetin e dy viktimave burrë e grua, shtetasi Bilbil Shirja 48 vjeç dhe shtetasja Fllënxa Shirja 45 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.