Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetMasat kufizuese në Kosovë, mbi 13 mijë kosovarë shkuan dje në Shqipëri

Masat kufizuese në Kosovë, mbi 13 mijë kosovarë shkuan dje në Shqipëri

Mbi 13 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë, këtë të premte. Kurse gjatë orëve të vona mbrëmjes nuk ka pasë fluks të madh të qytetarëve siç kishte ditën.

Arsyeja më e madhe e shkuarjes drejt Shqipërisë ishin masat kufizuese që janë vendosur në Kosovë.

Qytetarët deklaruan se ata janë duke shkuar në shtetin fqinj pasi munden të frekuentojnë kafenetë dhe restorante, pasi në Kosovë janë të mbyllura.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare për 12 ditë, pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë javëve të fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments